Trump dërgon ekipin e negociatave në Pakistan/ Witkoff dhe Kushner në bisedime me Iranin, J.D. Vance jo i pranishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 18:53
Sipas raportimeve të fundit, Shtetet e Bashkuara po dërgojnë zyrtarë për bisedime me ministrin e jashtëm të Iranit në Pakistan.
Sipas Reuters, i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë drejt Islamabadit për këto takime.
Ndërkohë, sipas CNN, zëvendëspresidenti JD Vance, i cili kishte udhëhequr delegacionin amerikan në një raund të mëparshëm, nuk do të marrë pjesë në këtë vizitë.
Bisedimet vijnë në kuadër të përpjekjeve diplomatike mes palëve, në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit.
