Shërbente si ndërmjetëse e mafies shqiptare të dedikuar ndaj trafikut të dr*gës, nis hetimi për avokaten e njohur italiane
Autoritetet italiane kanë nisur hetimin ndaj avokates me origjinë italiane, Daniela Paccoi pasi dyshohet se shërbente si ndërmjetëse e mafies shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte pasur një rol të qëndrueshëm brenda një organizate kriminale shqiptare, të dedikuar ndaj trafikut të drogës.
Ajo kishte vepruar si ndërmjetëse mes menaxhmentit të lartë të grupit, me qendër në Shqipëri dhe një prej klientëve të saj të arrestuar në janar të vitit të kaluar me 65 kilogramë kokainë.
Ky i fundit, një italian 48-vjeçar ishte ndaluar, pasi u kap me drogë të fshehur në një fund të dyfishtë të makinës dhe brenda picerisë së tij në Foligno.
Akuzat ndaj saj janë të rënda, pasi akuzohet për bashkëfajësi në organizatën kriminale me qëllim trafikun e drogës, bashkëpunim në trafikun e drogës dhe nxitja për të bërë deklarata të rreme. Hetimi, i koordinuar nga zëvendësprokurori Gennaro Iannarone, përfshin edhe dy persona të tjerë, një shtetas shqiptar, që besohet të jetë korrier dhe arkëtar i organizatës në Itali, dhe vëllai i 48-vjeçarit nga Foligno i arrestuar.
