Costa në samitin informal të BE-së: Europa nuk është palë në konflikt, por pjesë e zgjidhjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 17:11
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka folur pas takimit informal të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian që u zhvillua në Qipro.
Ai ka bërë të ditur se BE nuk është pjesë e konflikteve ekzistuese, por do të angazhohet në gjetjen e zgjidhjeve përmes rrugës diplomatike.
Costa ka thënë se Bashkimi Evropian mbështet përpjekjet për një zgjidhje të negociuar dhe se paqja mund të arrihet vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e saj.
Sipas tij, qëndrimi i BE-së mbetet i qartë në mbështetje të diplomacisë dhe zgjidhjeve paqësore të konflikteve.
