AKSHI “TESTON” SHTETIN! Zhllima: Drejtësia e pavarur, përrallë me mbret

Avokati Gylsen Zhllima i ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, teksa foli mbi hetimet e SPAK-ut ndaj grupit kriminal të AKSHI-t deklaroi se termat për drejtësi të pavarur, janë thjesht përralla me mbret.

“Ti po shikon vetëm te Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe te Komisioni i Pavarur i Apelimit. Pra vetëm aty do të shikosh se si ndërtohet qasja e pushtetit dhe drejtësisë.

Po pse më sjell në shembull ca struktura që nuk janë më? Sepse sot ne po flasim që kjo drejtësi e pavarur, e paanshme, kështu përrallat me mbret, do të gjykojë, do të hetojë, do të dënojë, do të ndëshkojë, merrni si të doni, ata të cilët akuzohen sot për korrupsion e kështu me radhë”, u shpreh ndër të tjera avokati Zhllima.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”