AKSHI – PUSHTETI NË PROVË! Karanxha: Skandal i madh, 40 mln euro për çokollata dhe 200 mijë euro për lule

Avokati dhe ish-prokurori, Ervin Karanxha i ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, teksa foli mbi hetimet e SPAK-ut ndaj grupit kriminal të AKSHI-t deklaroi se një akuzë e rëndë për "grup të strukturuar kriminal" rëndon mbi një institucion të administratës publike si AKSHI, ku dyshohet se miliona euro nga paratë e taksapaguesve janë shpërdoruar përmes një skeme të mirëfilltë me tendera fiktivë.

Karanxha solli në vëmendje detajet e dala së fundmi të cilat zbulojnë se si fonde publike janë alokuar për blerje absurde, siç është një tender me vlerë 40 milionë euro për çokollata dhe një tjetër prej 200 mijë eurosh për lule.

Në qendër të akuzave janë tenderat fiktivë, të cilët nga Karanxha konsiderohen "qesharakë", por që fshehin pas shuma marramendëse. Rasti i 40 milionë eurove për blerje çokollatash dhe ai i 200 mijë eurove për lule në një hapësirë të vogël, janë vetëm dy nga shembujt që ilustrojnë metodën e përdorur për të justifikuar daljen e fondeve. Këto fatura fiktive, sipas tij, provojnë se qëllimi i vetëm nuk ka qenë mbarëvajtja e institucionit, por vjedhja e pasurisë shtetërore.

Ervin Karanxha: "Është e vërtetë, është një akuzë shumë e rëndë për një organ të administratës publike. Kemi dëgjuar dhe kallëzime publike nga punonjës të AKSHI-t, domethënë që kanë pasur ose kanë pasur marrëdhënie me të.

Ka qenë një shtetas me emrin Gent Progni, ky ka bërë dhe deklarata publike para dy-tre vjetësh.

Pra se kjo është diçka që ka rrjedhur më parë në media. Pra ka qenë Gent Progni, nuk është në Shqipëri sot domethënë, ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë, dhe mbas verifikimit dhe mbas kryerjes së veprimeve...

Po, zoti Progni ka bërë kallëzim, e ka depozituar në SPAK, po. E ka bërë dhe kallëzim zyrtar. Madje, madje ka pasur edhe... Po, ka bërë kallëzim zyrtar. E ka bërë ai kallëzimin e parë zyrtar dhe me detaje. Pra domethënë ka përmendur, madje po përmend një që, domethënë s'është gjë e rrallë, në kuptimin se s'ka bërë vaki ndonjëherë, kuptimin e shtetit. 40 milionë euro çokollata për shembull. 40 milionë euro çokollata është diçka që... Çfarë janë këto, këto çokollata, mos janë me...?!

Po, pra janë shuma shumë qesharake ta mendosh. Shumë qesharake, por ja, deri këtu ka arritur puna. Pra, një organ i administratës shtetërore bën tendera fiktivë. Tenderi i luleve për shembull, 200.000 euro lule. Domethënë, ai është një vend i vogël, s'ke ku me i futur 200.000 euro lule. Domethënë, vetëm të mbjellësh nga ato lulet e shtrenjta, janë ca baobab, që janë shumë të shtrenjta në kuptimin... Si puna e pemëve. Ose, domethënë, aty duket... Të mbjellësh pemë. Pra, aty duket qartë që qëllimi i tyre nuk ka qenë ë, mbarëvajtja e një institucioni shtetëror, ruajtja e të dhënave të shqiptarëve, por qëllimi i tyre ka qenë vjedhja. Pra këtu, nisur nga ky dyshim është dhe akuza. Pra, në akuzë jemi dyshimtë, sepse në qoftë se ti shpërdoron para...

Akuza nuk është më korrupsion. Kur ti shkon, bën tendera fiktivë, kjo është vjedhje duke përdorur falsifikimin, ose vjedhje, ose mashtrim. Po më shumë shkon te vjedhja”.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”