Bardhi e Tabaku në Senatin italian: Procesi i integrimit kërkon reforma reale dhe gjithëpërfshirëse
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, zhvilluan një takim në Senatin italian me zëvendëskryetaren Licia Ronzulli, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Itali.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi situatën politike në Shqipëri, marrëdhëniet Shqipëri–Itali dhe forcimin e bashkëpunimit mes Partisë Demokratike dhe Forza Italia.
Bardhi u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë dhe rrugës drejt integrimit europian.
“Partia Demokratike beson se procesi i integrimit i përket qytetarëve shqiptarë dhe kërkon reforma reale, të matshme dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Bardhi në një postim në rrjetet sociale.
Bardhi nënvizoi se, “Shqipëria nuk ka nevojë ligje në letër, por ka nevojë për reforma reale që prekin jetën e qytetarëve.
“Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe barazia përpara ligjit janë vlera europiane që Shqipëria duhet t’i arrijë”, shtoi ai.
