Shella: Parlamenti shqiptar është i padëgjueshëm, prodhon vetëm probleme

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte Gert Shella, kreu i INFOÇIP, i cili u shpreh se në prag të zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike duket se ende nuk ka një përgjigje të qartë për pyetjen themelore: Përse kërkon të jetë shumicë dhe çfarë do të bënte ndryshe nëse do të vinte në pushtet?

Kjo paqartësi theksohet si një nga dobësitë kryesore të forcës më të madhe opozitare, e cila nuk po arrin të artikulojë një alternativë konkrete përballë qeverisjes aktuale.

" Këto janë parime të njohura, janë të trajtuara, të thelluara, po të doni tek, po themi edhe njëherë për teorinë e demokracisë së Giovanni Sartorit, në çdo traktat mbi demokracinë dhe mbi sistemin, fabula ose kërkesa, premisa që demokracia të funksionojë është që të ekzistojë pakënaqësia dhe një forcë e pakicës të mundet që mbi këtë pakënaqësi të ndërtojë një alternativë dhe të kërkojë të jetë shumicë për ta ndryshuar.

Ne nuk dimë sot, unë vetë personalisht se ndoshta nuk dua ta përgjithësoj situatën, ë, përse Partia Demokratike kërkon të jetë shumicë. Unë nuk di çfarë kërkon të bëjë ajo si shumicë sepse nuk njoh akoma ku qëndron ajo.

Ku qëndron ajo fjala vjen me, ë, urbanen, me qytetin, ku, sepse jemi në prag të zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjet vendore, po të doni, në qytetet e mëdhaja janë gjithmonë politike, nuk janë zgjedhje administrative. Tirana është një zgjedhje mirëfilli politike pra kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ne nuk dimë ku qëndron Partia Demokratike në raport me po themi publiken dhe privaten. A duhet të jenë plazhet publike, a duhet të jenë plazhet private? Këto janë shqetësime të natyrës së përditshme. Ne nuk dimë ku qëndron ajo në raport me koncesionet, pra duhet të ekzistojnë, s'duhet të ekzistojnë?

Dimë që ajo si të thuash avancoi dhe ndërtoi kuadrin ligjor të koncesioneve PPP-ve, por ne sot kuptuam që ato janë premisa apo mekanizma të shkëlqyer për korrupsion. Ne nuk dimë ku qëndron ajo në raport me, po themi, institucionet e reja të drejtësisë, çfarë do të donte të bënte ose çfarë i kërkon shqiptarëve?

Pra ë, unë mendoj që arsyeja pse dilet në votime është që për një alternativë apo për një projekt politik, ë, t'i ftosh votuesit të gjejnë veten, t'i qëndrosh me seriozitet një projekti politik dhe të kërkosh që nga pakicë, me votat e atyre që janë sot mbështetës të shumicës por mund të jenë të pakënaqur dhe pakënaqësia është tharmi i demokracisë. Pra kush thotë që në demokraci duhet të jemi të gjithë të kënaqur", u shpreh Shella.

Ndiqni intervistën e plotë: