Gjykata e Lartë prishe vendimin e Apelit të GJKKO-së, rikthen për rigjykim masën e sigurisë për Ilir Metën
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 15:20
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së duke rikthyer për rigjykim në Apel masën e sigurisë per Ilir Metën.
Ilir Meta vijon të jetë në qeli si person që dyshohet nga Prokuroria e Posaccme për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”, lidhur me hetimet për CEZ DIA, lobimin në SHBA të ish Levizjes Socialiste për Integrim si dhe për hetimin pasuror që prokuroria kreu ndaj tij dhe familjarëve të tij.
