MALI I ZI TRAZON PS E PD/ Berisha: Mazhoranca po pengon Integrimin, Balla: Në rrugën e duhur
Mali i Zi hyri në fazën finale të anëtarësimit në BE. Për demokratët vendimi është tregues se Shqipëria ka ngecur në negociatave dhe shkak sipas tyre është korrupsioni. Nga ana tjetër socialistët thonë se ritmi i bisedimeve është i lartë dhe pritet mbyllja e gjithë kapitujve. Si shembull të dy palët i janë referuar qëndrimeve të Marta Kos, por duke përdorur fjali të ndryshme të thëna prej saj.
Në raportin e paraqitur në kuvend për procesin e inegrimit qeveria ka theksuar hapjen e gjithë kapitujve për negociatat dhe hyrjen tashmë në fazën finale. Në dokument ndër të tjera shtohet se deri në fund të vitit pritet mbyllja e 10 nga 35 kapitujt, ku marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor, arsimi, bujqësia, konkurrenca etj janë në fazën e fundit të diskutimit. Më tej në vitin 2027 pritet që shqipëria të kalojë të gjithë fazën për vijimin e bisedimeve të anëtarësimit. Në një vit janë miratuar 222 ligje dhe akte që vijnë prej negociatave me BE
Megjithatë për opozitën procesi ka ngecur. Duke sjellë në vëmendje se Mali i Zi ka hyrë në procesin final dhe është në prag anëtarësimi, Sali Berisha akuzoi mazhorancën dhe për këtë iu referua qëndrimit të dhënë nga komisionerja Marta Kos
PS dhe PD e shohin ndryshe deklaratën e Kos. Duke përdorur qëndrimin e saj Taulant Balla theksoi se shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE
Më herët si nga qeveria shqiptare ashtu dhe nga zyrtarët e BE kanë theksuar se shqipëria ka gjithë mundësitë për të qenë pjesë e unionit brenda vitit 2030
