CIC MICE ME KODIN ZGJEDHOR/ PD refuzon ofertën e PS: Rama kërkon ndryshimin e kushtetutës për SPAK-un

Partia demokratike ka refuzuar ofertën e PS për ndryshimet në kodin zgjedhor. Selia rozë pranon kalimin në sistem proporcional kombëtar por me kusht për të ulur numrin e deputetëve. Kjo pikë kërkon ndryshimin e gjykatës kushtetuese, por Sali berisha thotë se Rama e kërkon ndryshimin për të ndërhyrë te kompetencat e SPAK

Ps dhe pd kanë dhënë shenjat e para të konsensusit për zgjedhjet edhe pse socialistët kusht për ndryshimin e sistsmit electoral të kërkuar nga e majta kërkojnë uljen e numrit të deputetëve në parlament

I pyetur mbi qëndrimin e selisë rozë Sali Berisha shprehet se sistemi proporcional kombëtar është kërkuar nga aleatët dhe se nuk pranon ndryshimin e kushtetutës.

Ligji themeltar i shtetit parashikon që shqipëria ka 140 deputetë ndaj dhe reduktimi në më pak se 101 të tillë kërkon ndryshimin në nen që kërkon dhe votat e së djathtës në kuvend. Por Sali Berisha shton se PS në këtë kërkesë ka një tjetër prapaskenë

Komisioni i reformës elektorale ka mandat për të propozuar ndryshimet në kodin zgjedhor deri në 1 korrik. Megjithatë duket se palët janë ende larg ndryshimit.