“TIRANA 3”, KYÇ PËR SIGURINË ENERGJETIKE! Ministri Karakaçi inspekton punimet në zonën e Petrelës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi punimet për nënstacionin elektrik “Tirana 3” në Petrelë. Karakaçi tha se ky është një projekt strategjik për sigurinë energjetike të kryeqytetit, dhe se investime të tilla do të shtrihen në të gjithë vendin për garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor. Në inspektim morën pjesë edhe përfaqësues gjermanë e partnerë ndërkombëtarë.

Një tjetër projekt i rëndësishëm me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike i shtohet kryeqytetit, nënstacioni elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi punimet në këtë projekt, teksa tha se investime të tilla do të shtrihen në të gjithë vendin për garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor.

Në vizitë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ambasada gjermane në Tiranë dhe institucioni financiar KFW, të cilët vlerësuan ecurinë e projektit dhe bashkëpunimin afatgjatë me Shqipërinë.

Nënstacioni “Tirana 3” përfshin tri linja 110kV që lidhen me rrjetin ekzistues, duke krijuar një unazë energjetike që rrit qëndrueshmërinë e sistemit elektrik në kryeqytet.

Projekti shihet si pjesë e modernizimit të infrastrukturës energjetike, përballë rritjes së kërkesës për  furnizim më të sigurt dhe cilësor.