Vijon ecuria e punimeve në aksin Fier–Kthesa e Patosit/ Rama ndan PAMJE: Pritet zhvillim në zonën e Mallakastrës…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 12:12
Kryeministri Edi Rama ndau këtë të martë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve në aksin rrugor Fier–Kthesa e Patosit–Fratar.
Rama vuri theksin tek rëndësia e këtij segmenti për zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Mallakastrës.
Kreu i qeverisë thekson se aksi rrugor prej 43.6 kilometrash pritet të përmirësojë ndërlidhjen dhe të nxisë zhvillimin ekonomik lokal.
Ky projekt rrugor ndër tëtjera përfshin dhe ndërtimin e trotuareve, si edhe pajisen e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.
Investimi në infrastrukturën rrugore do të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike për gjithë zonën ku kalon aksi Fier-Kthesa e Patos-Fratar.
