Salla zbulon në "Ora news" planin gjithëpërfshirës për bujqësinë, mbështetje deri në 30 mijë euro për këto kategori

Në një takim me fermerët në Maqellarë të Dibrës, janë prezantuar detajet e një programi të ri gjithëpërfshirës për mbështetjen e bujqësisë.

Programi synon të adresojë problematika specifike dhe të ofrojë zgjidhje konkrete përmes skemave kombëtare, rritjes së sigurisë ushqimore dhe investimeve strategjike.

Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora news", ishte Ministri i Bujqësise, Andis Salla.

" Jemi në diskutim me fermerët ku kemi diskutuar me ta edhe për disa problematika të cilat lidhen me zona të caktuara.

Ne sot jemi në Maqellarë në të Dibrës, për të diskutuar dhe me fermerët e këtij qarku, në mënyrë që edhe për t'i shpalosur atyre programin të cilin ne e kemi gjithpërfshirës, jo vetëm në skemat kombëtare, por edhe nga siguria ushqimore në laborator, edhe në investimet që po kryejmë në çdo bashki për ër vaditjen.

Në tërësi për kanalet vaditës por edhe ato të cilat janë ndaj bordit të kullimit.

Jemi duke shpjeguar skemën kombëtare që kemi dhe disa risi në zona të caktuara, për shembull për të rinjtë në blegtori, e cila zona e Dibrës është e interesuar, por edhe ndaj skemave të tjera të cilat janë në fusha të ndryshme, siç është ë mbrojtja biologjike që ne e kemi atashuar tashmë në disa nga zonat të cilat janë kryesisht në sera, por edhe akuakulturën, që është një nga sektorët që ne e kemi mbështetur këtë vit me një buxhet, ë pjesën e staneve që deri në 30,000 euro është një nga mënyrat e tjera për të për ta investuar në zonat malore por edhe ato fushore", u shpreh Salla.

Ndiqni intervistën e plotë: