Sula: Qeveria do të mbështesë 900 biznese ushqimore për certifikimin sipas standardeve të BE-së

Qeveria shqiptare do të mbështesë 900 biznese të prodhimit të nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore të cilat kanë potencial për të eksportuar jo vetëm në vendet e rajonit por e ne vendet e Bashkimit Europian.

Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i përgjithshëm Dashamir Sula, kur eshte shprehur se Shqipëria ende nuk është në nivelin e duhur përsa i përket sigurisë ushqimore që kërkohet në kapitullin 12 të çeljes se negociatave por ka nisur punën me rigorozitet për të mbështetur dhe çuar në një nivel më lart sigurinë ushqimore në vendin tonë.

"Për cerefikimin detyrë e lënë me hapjen e negociatave, po japim asistencën, për të cuar gjithë kërkesat sipas BE, nga gjithë baxhot e të tjera që duhet të plotësojnë çdo kërkesë. Kemi grup verifikimi që do përzgjedhin biznese të caktuara. Nuk flitet vetëm për produkte shqiptare që konsumohen në Shqipëri. Flitet për këto produkte të ikin ne gjithë vendet e BE. Kanë tolerance 0. Është proces i vështirë, kërkon kohë, mund, investime e këtë qeveria ka vendosur të ketë lehtësira për grante, ato subjekte që kanë kapacitete, kredi të buta, të përmbushet ky proces, bëhet fjalë për 900 subjekte për cerefikimin e tyre "

Siguria ushqimore është një nga sektorët më të vështirë për t'u arrirë në grupkapitujt e hapur nga BE, ku së fundmi kryeministri Rama bashkë me drejtues të institucioneve shtetërore ka kërkuar një vëmendje më të shtuar për të arrirë kërkesat e vendosura nga BE