GREQI- SHQIPËRI NË SHIFRA/ 70 miliardë euro mallra importe në vitin 2025, 24 miliardë janë eksporte

Greqia është një ndër shtetet me të cilat shqipëria ka marrëdhënie të forta ekonomike duke u renditur në vendet e para. Janë 70 miliardë lekë importe dhe 24 në eksporte shifrat e lëvizjes së mallrave mes dy shteteve vetëm në vitin e shkuar

Uljet e ngritjet e marrëdhënieve politike mes athinës dhe tiranës zyrtare nuk kanë ndikuar në marrëdhëniet ekonomike. Greqia zë vendin e tretë sa i përket këmbimeve ekonomike me vendin tonë.

Sipas të dhënave të instat në vitin 2025 u regjistruan 70 miliardë euro të importua nga fqinji jugor duke u renditur në shtetin e katërt me më shumë produkte të future a në shqipëri. vendin e parë e zuri italia me 185 miliardë, e më tej kina e turqia.

Importet nga Greqia

Viti 2021  64 miliardë lekë

Viti 2022 74.4 miliardë lekë

Viti 2023 57 miliardë lekë

Viti 2024 68 miliardë lekë

Viti 2025 70 miliardë lekë

Por edhe mallrat made in Albania janë të preferuara në greqi që zë vendin e tretë në këtë fushë. Eksportet arritën në 24 miliardë lekë në vitin 2025 krahasuar me 22 miliardë të vitit të mëparshëm.

Eksportet me Greqinë

Viti 2021 21.3 miliardë lekë

Viti 2022 23.4 miliardë lekë

Viti 2023 27 miliardë lekë

Viti 2024 22 miliardë lekë

Viti 2025  24 miliardë lekë

Italia zë sërisht vendin e parë sa i përket shkëmbimeve duke njohur 145 miliardë lekë mallrat të blera nga vendi ynë e më pas në vend të dytë është kosova me 33 miliardë duke u pasua nga greqia.

Po ashtu vendi jugor renditet në shtetet ku ka më shumë shqiptarë të emigruar. Janë të paktën 800 mijë bashkëkombës që janë vendosur aty pas vitit 1991. Megjithatë ende nuk ka një shifër të saktë dhe përfundimtare. Po ashtu minoriteti grek në shqipëri renditet i pari krahasuar me kombësitë e tjera ku shpesh nuk kanë munguar kërkesat e athinës për të drejtat e tyre.