PS - PD NJË QËNDRIM PËR GREQINË! Tavo e Shehu: Marrëdhëniet mes dy shteteve të mira, pakënaqësitë mbetje e së shkuarës

Përfaqësues të PS dhe ata të PD vlerësojnë se marrëdhënies mes Greqisë dhe Shqipërisë janë të mira. Madje në reagimet për Ora News shprehen se përplasjet janë vetëm mbetje të historisë së shkuar

Demokratë e socialistë prej disa vitesh nuk kanë gjetur një emërues të përbashkët në qëndrimet e tyre. Megjithatë palët ndajnë një qëndrim mbi marrëdhëniet me Greqinë.

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve e të njëjtin qëndrim mban dhe ish-ministri i Jashtëm demokrat, Tritan Shehu

Mosmarrëveshjet mes Athinës e Tiranës, Tavo i konsideroi si mbetje historike.

Ndërsa demokrati Tritan Shehu, akuzon kryeministrin për ftohje të tyre.

Ky i fundit shfaqet pesimist për arritje të një marrëveshjeje, e sërish për këtë fajëson kreun e qeverisë shqiptare.

Socialisti Tavo, theksoi rëndësinë e zgjidhjes së mosdakordësive, për çka tregoi edhe opsionin e mundshëm.

Takimi bilateral me kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek vjen pas një ftohje të marrëdhënieve, për shkak të çështjes Beleri, të cilën Greqia e konsideronte si një sulm ndaj minoritetit grek në Shqipëri.