Balliu: Paratë e qytetarëve përfunduan në xhepat e organizatës kriminale të AKSH-it
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 12:44
Klevis Balliu ka reaguar me akuza të forta lidhur me pasuritë e pretenduara të pajustifikuara të ish-zyrtares Mirlinda Karçanaj.
Sipas tij, ndërsa më herët deklarohej se ajo jetonte në shtëpi me qira, hetimet tregojnë një realitet tjetër. Balliu shton se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në duart e një “organizate kriminale” dhe kërkon që këto pasuri t’u rikthehen qytetarëve.
" Rama deklaronte se Karçanaj ishte në shtëpi me qira, ndërkohë që rezulton i zhytur në pasuri të pajustifikuara.
Ja ku përfundojnë paratë e qytetarëve: në xhepat e organizatës kriminale të AKSH-it.
Këto pasuri duhet t’u kthehen qytetarëve", shkruan Balliu.
