VIDEO/ Tifozët e Mallorcas nderojnë me koreografi speciale Vedat Muriqin: Ishulli i Piratit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2026, 21:50
Një moment i veçantë u pa para ndeshjes së La Liga mes Mallorcas dhe Valencias. Në stadiumin e vendasve u shpalos një koreografi, në nderim të sulmuesit dardan Vedat Muriqi.
Aty shkruhej “Ishulli i Piratit”, një dedikim i drejtpërdrejtë për Muriqin, i cili në këtë sezon është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 21 gola.
Kjo koreografi elektrizoi stadiumin, duke i dhënë një tjetër dimension kësaj përballjeje të kampionatit spanjoll.
Ky gjest i tifozëve është një dëshmi e qartë e lidhjes së fortë që është krijuar mes Muriqit dhe klubit të Mallorcës.
