CITY PO SHKËLQEN! Guardiola: Po të kishte diell në nëntor, do të ishim kampionë në janar

E ndërsa në Londër, Arsenali po kalon një periudhë të errët, në Manchester, skuadra e Guardiolës po shkëlqen dhe kjo falë “diellit”. Tekniku i Sitit, ka deklaruar se koha e mirë me diell ka rritur produktivitetin e skuadrës dhe sipas tij, nëse do të kishte diell në nëntor, skuadra e tij do ishte kampione në janar.

Manchester Siti po kalon një formë mjaft të mirë. Në 3 sfidat e fundit të muajit prill, qytetarët kanë mposhtur 3 rivalë. Skuadra e Guardiolës mposhti chelsin dhe Arsenalin në premier ligë, ndërsa në finalen e ef ej kap, qytetarët mposhtën 4 me 0 Liverpulin duke ngritur lart trofeun. Më herët, në muajin mars, Siti eliminoi nga karabao kap Arsenalin.

Për Guardiolën, kjo formë e mirë e skuadrës së tij vjen nga dielli dhe kjo nuk është shaka sipas tij.

Guardiola: “Dielli. Jo, nuk po bëj shaka. Në Manchester nuk ka kurrë diell. Po të kishte diell në nëntor, do të ishim kampionë në janar. Është dielli, sinqerisht. Gjendja shpirtërore është më e mirë”.

Skuadra e Guardiolës ka vetë në dorë fatin e kampionatit, pas fitores ndaj Arsenalit me rezultatin 2 me 1. Qytetarët janë tre pikë larg topcinjve, por kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Nëse Siti dhe Arsenali do të fitonte të gjitha ndeshjet, skuadra e Guardiolës do të shpallej kampione, për shak të golavarazhit dhe ndeshjeve direkte.

Deri në shpalljen e skuadrës kampion do të luhen edhe 5 raunde dhe në premier ligë ndodhin shpesh surpriza. Të dyja skuadrat pretendente nuk kanë ndeshje me skuadrat e mëdha, por koha ka treguar që befasitë vijnë edhe nga ekipet që kanë rënë nga Premier Liga.