PRILLI, MUAJI I “FERRIT” PËR ARSENAL! Topçinjtë rrezikojnë të humbin titullin e dytë radhazi
Prilli konfirmohet si muaji i makthit për Arsenalit. Ashtu si sezonin e shkuar, edhe këtë vit, topçinjtë kanë gabuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe tashmë rrezikojnë të humbasin titullin të dytë radhazi për shkak të rezultateve negative
Pas humbjes ndaj Manchester Sitit, presioni është rritur ndjeshëm e Arsenalit. Pak javë më parë dukej si një sezon historik për klubin londinez, ndërsa tashmë rrezikon të shndërrohet në një nga zhgënjimet më të mëdha të viteve të fundit.
Skuadra e Mikel Artetës kishte krijuar një avantazh të konsiderueshëm në Ligën Premier, por e ka humbur atë në fazën vendimtare të sezonit, duke i hapur rrugë Manchester City të marrë kreun dhe të pozicionohet si favorit për titullin.
Si sezonin e shkuar ashtu edhe këtë vit, kriza te Arsenali ka nisur në muajin prill. Topcinjtë janë në kërkim të fitores së parë për këtë muaj në premier ligë, teksa gjatë këtij muaji e eliminuan nga ef ej kap, ndërsa janë mposhtur dy herë në kampionat. I vetmi rezultat pozitiv ishte ndaj sportingut në champions ku falë fitores në lisbonë u kualifikuan në gjysmëfinale.
Edhe sezonin e shkuar, skuadra e Mikel Artetës u përball me të njëjtën situatë dhe humbi kampionatin. Topçinjtë kishin një avantazh të madh ndaj liverpulit, por 3 barazimet në muajin prill bënë që Liverpuli ta parakalonte dhe të shpallej më pas kampion.
Rënia e formës ka qenë e dukshme te Arsenali gjatë kësaj periudhe, sidomos në ndeshjet kyçe, ku Arsenal ka humbur pikë ndaj kundërshtarëve më të dobët në letër duke krijuar frustrim brenda dhe jashtë klubit.
Në këtë situatë, Liga e Kampionëve mbetet shansi i fundit për të shpëtuar sezonin, megjithëse përballja në gjysmëfinale me Atletico Madrid, paraqet një sfidë të vështirë për shkak të disiplinës taktike dhe eksperiencës së tyre në ndeshje eliminatore.
Eliminimi në këtë fazë do të ishte një goditje e rëndë për një skuadër që kishte ngritur pritshmëri të larta gjatë gjithë sezonit.
Megjithë progresin e dukshëm në vitet e fundit, mungesa e trofeve në një sezon ku Arsenali konsiderohej favorit mund të ketë pasoja serioze.
Pjesa e mbetur e sezonit do të jetë vendimtare, pasi trajneri spanjoll nuk po lufton vetëm për një titull, por edhe për vazhdimësinë e tij në krye të skuadrës.
Fati i Arsenalit dhe Mikel Artetës tashmë është në duart te Manchester Sitit dhe Pep Guardiolës. Londinezët duhet të shpresojnë që qytetarët të bëjnë ndonjë hap fals që ata të ruajnë kreun e Premier Ligës.

