Ylber Ramadani drejt Bundesligës? Frankfurt nis bisedimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2026, 11:34
Mesfushori i Kombëtares shqiptare po kalon një sezon shumë të mirë me Lecce-n në Serie A, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishme europiane. Performancat e tij të qëndrueshme në mesfushë e kanë bërë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.
Sipas raportimeve të fundit, Eintracht Frankfurt ka shfaqur interes konkret dhe ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Klubi gjerman po e ndjek prej kohësh dhe tashmë duket gati të avancojë drejt një marrëveshjeje.
Një transferim në Bundesliga do të ishte një hap i madh në karrierën e Ramadanit, duke e çuar atë në një tjetër nivel dhe në një nga kampionatet më konkurruese në Europë.
