Zidane dhe Pochettino për Realin! Mbappe kundër Klopp, jep mbështetjen për dy emrat për të marrë detyrën e trajnerit
Real Madrid tashmë është përfshirë nga ethet për të gjetur një trajner të ri. Pas dështimit për marrjen e kreut të kampionatit, mediet raportojn për largim të Arbeolës. Ndërkaq Poketino dhe Zidane mbeten emrat më të preferuar
Emri i trajnerit të Real Madridit ka shkaktuar jo pak debate në media në ditët e fundit. LaLiga konsiderohet e përfunduar në favor të Barcelonës, me nëntë pikë përpara me shtatë ndeshje të mbetura, dhe Alvaro Arbeloa duket se nuk ka gjasa të mbetet në krye pas një sezoni pa trofe.
Nëse largimi i Arbeloas në fund të sezonit konfirmohet, ka disa emra që përmenden vazhdimisht si kandidatë për të zënë vendin e tij në stolin e Real Madridit. Një prej tyre është Mauricio Pochettino , i cili edhe në të kaluarën ishte tashmë një kandidat i fortë për t'u bashkuar me ekipin.
Në favor të tij shihet dhe fakti se ai ka bashkëunuar edhe më parë me Kylian Mbappe.
Jurgen Klopp gjithashtu ka padyshim admirues në Madrid, edhe pse ish-trajneri i Liverpoolit dhe agjenti i tij kanë hedhur poshtë mundësinë.
Didier Deschamps është përmendur gjithashtu si një kandidat i mundshëm për Madridin nga një burim i industrisë. 57-vjeçari e ka drejtuar Francën që nga viti 2012 dhe kontrata e tij skadon gjithashtu pas Kupës së Botës.
Po ashtu një tjetër emër i mundshëm mbetet Zinedine Zidane. Në lidhje me situatën mediet spanjolle raportojnë se Mbappe ka shprehur mbështetjen për bashkëkombësin e tij në drejtimin e ekipit duke e bërë Zidanen një emër të preferuar. Sulmuesi shton më tej se edhe Poketino do të ishte një emër që do ti drejtonte më së miri madrilenët.
