“OSCARËT” E SPORTIT/ Tenisi dominon mbrëmjen gala në Madrid, triumfojnë Alcaraz e Sabalenka (VIDEO)
Tenisi ka dominuar mbrëmjen gala në Madrid, ku Karlos Alkaraz dhe Sabalenka janë shpallur sportistët më të mirë të vitit në "Laureus World Sports Awards 2025". Në eventin që njihet ndryshe si “Oskarët” e sportit, PSG-ja u shpall ekipi i vitit, ndërsa Yamal u shpall futbollistit i vitit.
Në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madrid, u ndanë Çmimet Botërore të Sportit “Laureus World Sports AWards 2026, të njohura ndryshe si “Oscarët” e sportit.
Për të tretin vit radhazi, kryeqyteti spanjoll Madrid priti këtë event prestigjioz që nderon arritjet më të mëdha sportive në nivel global. Mbrëmja u moderua për herë të parë nga dy sportistë, Novak Djokovic dhe Eileen Gu, të dy ish-fitues të çmimeve Laureus.
Në qendër të vëmendjes ishte tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, i cili u shpall “Atleti i Vitit”.
Alcaraz e fitoi këtë çmim pas një viti 2025 të jashtëzakonshën ku fitoi 2 tituj Grand Slam, Roland Garros dhe US Open, duke arritur në finalen e Wimbledon.
Në moshën 22-vjeçare, tenisti bëhet sportisti më i ri në moshë që fiton këtë çmim duke vijuar në gjurmët e legjendave të tjera të këtij sporti si Federer, Nadal dhe Novak Djokovic.
Ndërkaq, tenistja bjellorusja Sabalenka fitoi çmimin “Sportistja e Vitit” pas një sezoni dominues, ku ruajti vendin e parë në renditjen botërore dhe triumfoi në turne madhorë si US Open.
Klubi francez PSG, u shpall “Ekipi i Vitit”, Lamin Yamal u shpall futbollisti më i mirë.
Vlerësim mori edhe Toni Kros për frymëzim sportiv.
Në kategoritë e tjera, Piloti britanik i Formula 1, Lando Norris fitoi çmimin për progresin më të madh, ndërsa golfisti Rory McIlroy, mori çmimin “Rikthimi i Vitit”.
Ndërkaq, braziliani Gabriel Araujo, kampioni tre herë i notit në Lojërat Paralimpike, u nderua si Sportisti Botëror i Vitit me Aftësi të Kufizuara.

