Kupa e Italisë/ Inter përballet me Como-n në gjysmëfinalen e kthimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2026, 14:58
Në kuadër të gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Italisë, Inter do të presë Como-n në një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.
Takimi është planifikuar sot në mbrëmje, në orën 21:00, dhe pritet të përcaktojë një nga finalistet e këtij turneu.
Inter vjen në këtë përballje me objektivin e qartë për të siguruar kualifikimin në finalen e kompeticionit, ndërsa Como synon të bëjë surprizën në një transfertë të vështirë ndaj një kundërshtari me eksperiencë të madhe në nivelet më të larta të futbollit italian.
