“Ekipet Sportive në Shkolla”, Ylli takim raportues me drejtuesit dhe koordinatorët e projektit

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të KOKSH, Gerti Shima, zhvilluan një takim raportues me drejtuesit dhe koordinatorët e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, në kuadër të ecurisë së edicionit të katërt.

Koordinatorët e disiplinave të volejbollit dhe basketbollit paraqitën progresin e deritanishëm të sezonit, duke theksuar një rritje cilësore të dukshme në të gjitha nivelet e përfshirjes dhe performancës.

Ylli vlerësoi punën e bërë dhe inkurajoi vijimin e saj me të njëjtin përkushtim, duke kërkuar forcimin e përgatitjes dhe një kujdes të veçantë për elementët elitarë, potencial i rëndësishëm për të forcuar zinxhirin e ekipeve në qytete.

Edicioni i katërt i “Ekipeve Sportive në Shkolla” po i afrohet përmbylljes së fazës finale rajonale.