Mbyllet “romanca” me Milanin? Rafael Leao drejt largimit, vendoset çmimi 45–50 milionë euro
E ardhmja e Rafael Leaos te Milani po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa gjithnjë e më shumë flitet për një largim të mundshëm gjatë merkatos.
Klubi kuqezi raportohet se është i gatshëm të shqyrtojë shitjen e sulmuesit portugez, por vetëm nëse në tryezë vjen një ofertë që varion mes 45 dhe 50 milionë euro.
Sipas raportimeve, interesimi për Leao-n mbetet i kufizuar në disa tregje specifike, përfshirë Arabinë Saudite, Premier League dhe Barcelonën, e cila edhe në të kaluarën ka ndjekur situatën e tij nga afër.
Megjithatë, deri tani nuk ka një ofertë konkrete zyrtare në tavolinë, ndërsa e ardhmja e sulmuesit mbetet e hapur.
Në ditët dhe javët në vijim pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, teksa Milani mund të marrë një vendim final në varësi të ofertave që do të mbërrijnë.
