Dominim i huaj në Kategorinë e Parë/ vetëm 3 shqiptarë mes golashënuesve më të mirë

Një statistikë që po bën xhiron e rrjeteve ka ngritur diskutime mbi nivelin dhe zhvillimin e futbollit vendas. Plot 7 nga 10 golashënuesit më të mirë në Kategorinë e Parë janë futbollistë të huaj, duke treguar një dominim të qartë të lojtarëve afrikanë në këtë kampionat.

Sipas të dhënave, 5 prej tyre vijnë nga Nigeria, 1 nga Egjipti dhe 1 nga Kongo, ndërsa vetëm 3 lojtarë shqiptarë arrijnë të mbajnë ritmin në këtë listë.

Nga vendasit, spikasin emra si Myrta i Laçit dhe Kapllani i Kastriotit, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekipet e tyre dhe janë ndër më të dalluarit vendas në këtë sezon.

Ky realitet ngre pikëpyetje mbi zhvillimin e talenteve shqiptare dhe hapësirat që u jepen atyre në kampionatet vendase. A është kjo një shenjë e rritjes së konkurrencës apo një alarm për mungesën e prodhimit të sulmuesve cilësorë në vend?