“Ejani se kam vr*rë gruan”/ Orë paniku në Patos, policia alarmohet pas telefonatës, në vendngjarje përballet me…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 15:30
Orë paniku sot në Patos.
Një telefonatë ka alarmuar blutë e Fierit, pas njoftimit në sallën operative të një personi, i cili ka lajmëruar se ka vrarë gruan në Dukas të Patosit.
Mësohet se menjëherë efektivët e policisë së Patosit dhe të Fierit kanë marrë masat duke shkuar në vendngjarje.
Por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se personi në fjalë ishte i dehur dhe lajmi nuk ishte i vërtetë, për fat të mirë.
