Policia arreston pas tre vitesh Agim Gashin, akuzohet për ek*ekutimin e Elton Javorit
Policia ka arrestuar në Fier Agim Gashin i akuzuar se së bashku me vëllain qëlluan me armë ndaj Elton Javorit. Bëhet fjalë për ngjarjen e dhjetorit të vitit 2023 në Fier ku humbi jetën viktima 41 vjeçar
Ka zgjatur rreth tre vite arratia e 38 vjeçarit Agim Gashi të akuzuar nga policia për vrasjen e Elton Javorit.
Polici bëri të ditur arrestimin e tij në Fier aty ku dhe sulmuan 41 vjeçarin i cili sapo ishte kthyer nga gjermania. për të njëjtën ngjarje është arrestuar dhe vëllai i tij Kreshnik Gashi.
Javori, 41 vjeçar, u ekzekutuar në lagjen 16 prilli në fier vetëm pak pasi doli nga banesa e tij. Autorët e ndoqën përgjatë rrugës duke shfrytëzuar momentin për ta qëlluar sapo uli xhamin e makinës.
Në atë kohë kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur dy mjetet ishin përballë ndërsa u qëllua në drejtim të automjetit me të cilën udhëtonte viktima. Hetimet zbuluan se me armë kishin qëlluar të dy palët, ndërsa Javori humbi jetën nga një plumb që e kishte kapur në kokë.
Pak ditë pas ngjarjes u arrestua Kreshnik Gashi dhe shkak sipas akuzës ishin konfliktet për motive të dobëta.
Prej qershorit të vitit 2025 prokuroria ka bërë të ditur përfundimin e hetimeve duke e dërguar dosjen për gjykim së bashku me tre persona të tjerë të akuzuar për mos kallëzim krimi dhe përkrahje të autorëve.
Vëllezërit gashi do të gjykohen me akuzën vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje.

