Mashtrimi me “Call Center”-at, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për David Prendin

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për David Prendin, i cili u arrestua pak ditë më parë gjatë një operacioni policor, si person që kërkohej nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme e kërkonte Prendin lidhur me përfshirjen e tij në skemat e mashtrimit me bursat online përmes “Call Center”.

Ai u shpall në kërkim pas një operacioni të SPAK, ku u goditën dy pika call center, njëra e vendosur pranë Gjykatës së Lartë në kullën “Atti Tower”, ndërsa tjetra në kullën “Downtown”.