Makinat bëhen "lëmsh" në rrugën Maqellarë-Peshkopi, 6 të pl*gosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 13:52
Një aksident i trefishtë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi (20 prill).
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
Dy automjete kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe njëri dyshohet se ka qenë duke hyrë në rrugën nacionale teksa është përplasur me to.
Sipas raportimeve numri i të lënduarve është 6, tre prej të cilëve drejtuesit e mjeteve.
Ky është ndër segmentet më problematike të kësaj rruge me aksidente të shpeshta.
Policia Rrugore Dibër po vijon hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve.

