KRIM MJEDISOR NË ELBASAN/ Flakë dhe tym i dendur nga djegia e gomave buzë Shkumbinit

Një zjarr me goma të përdorura ka shkaktuar shqetësim te banorët në Elbasan, pranë lumit Shkumbin. Shtëllunga të mëdha tymi janë parë mbi zonë, duke krijuar panik dhe ndotje të fortë në ajër.

Sipas të dhënave, zjarri dyshohet se është vendosur nga persona ende të paidentifikuar. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

Ngjarja konsiderohet si një rast i rëndë i ndotjes mjedisore, për shkak të materialeve të djegura që lëshojnë gazra të rrezikshëm. Banorët e zonës kanë ndjerë erë të rëndë dhe shqetësime nga tymi.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.