Tymi që shkaktoi panik - Digjen gomat buzë Shkumbit, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 13:46
Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për djegie gomash në ambient të hapur, e cila ka shkaktuar shtëllunga tymi dhe shqetësim tek banorët përreth.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e plotë të flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa vijon puna për normalizimin e situatës.
