Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (20 - 21 Prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Ballkani dhe Europa Lindore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit ka mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm.

Njihuni edhe me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me kthjellime, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje shtohen vranësirat me reshje të pakta shiu, kryesisht në Veri dhe Qendër. Temperaturat luhaten nga 4°C në 24°C, era fryn rreth 35 km/h dhe dallgëzim 1 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme , Ballkani, brigjet e Detit të Zi dhe pjesërisht Italia do të kenë mot të paqëndrueshëm me rrebeshe dhe erëra të forta, ndërsa pjesa më e madhe e Europës paraqitet me mot të kthjellët.

Njihuni tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të theksuara në Veri, Qendër dhe zonat Lindore ku lokalisht do të kenë shtrëngata. Temperaturat luhaten nga 4°C në 23°C, era fryn deri 45 km/h dhe dallgëzim mbi 2 ballë.