E rëndë në Durrës, 35-vjeçari humb jetën nga pl*gët e çiftes gjatë rrugës për në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 09:53
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit.
Rreth orës 08:45, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokuroria e Durrësit, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
