Maliq/ Po shkonte drejt makinës së tij pasi mbaroi mësimin, mësuesi ndërron jetë në vend. Ja cili është shkaku...

Një person ka ndërruar jetë në Maliq, në fshatin Marjan.

Viktima është një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në shkollën e zonës.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të procesit mësimor.

Mësuesi me iniciale A.B. është gjetur i pajetë në rrugë, ndërsa po shkonte drejt makinës së tij.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është një infarkt i papritur.

Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore, trupi do të transportohet drejt morgut të spitalit të Korçës pas disa orësh.

Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes