Sherr në Korçë/ Të rinjtë përplasen me sende të forta, mbetet një i pl*gosur

Një përleshje mes disa të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, pranë kinemasë, ku disa persona janë përfshirë në konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Gjatë përplasjes janë përdorur jo vetëm grushte dhe shkelma, por edhe sende të forta.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Ai ka marrë dëmtime në trup, pasi dyshohet se gjatë konfliktit është goditur dhe më pas është rrëzuar në kangjella, duke pësuar çarje.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, personat e përfshirë janë larguar nga vendi, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur punën për identifikimin e tyre.

Grupi hetimor po kontrollon kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë dhe po merr dëshmi për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.