FOTO+VIDEO/ Bastisja e 3 Call Centerave në Tiranë, sekuestrohen 1 mln euro cash, 7 masa me "arrest me burg", por vetëm 4 janë kapur (EMRAT)

Detaje të reja lidhur me operacionin e bastisjes së 3 qendrave të Call Centerave mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Nga operacioni mësohet se janë sekuestruar rreth 1 milon euro cash.

Deri tani mësohet se për 7 persona janë firmosur në arrest në burg, ndërsa 2 janë me masë ndalimi i daljes jashtë vendit dhe detyrim me paraqitje.

Me masa sigurie arrest me burg: Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj

Me mase lehtesuese atë të ndalim dalje jashtë vendi: Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj

Ambientet ku janë zbuluar bëhet fjalë për 2 qendra call cetera tek "Kopshti Zoologjik" dhe një tek "Rruga e Kavajës". Te rruga e Kavajës raportohet se kanë qenë 3 kate që përdoreshin si ambiente Call Center-ash për mashtrimin e qytetarëve europianë, por në dy kate, dyert kanë qenë të mbyllura.

Operacioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, i drejtuar nga prokurorja Rovena Zoto, në koordinim me autoritetet gjermane dhe austriake, të cilat kanë qenë edhe iniciatore, duke referuar materialet që kishin në dispozicion, drejt institucioneve të vendit tonë.

FOTO+VIDEO/ Bastisja e 3 Call Centerave në Tiranë, sekuestrohen 1 mln

Hetimet kishin nisur 2 vite më parë, fill pasi autoritetet gjermane dhe austriake ndanë informacionet që dispononin me autoritetet shqiptare.

Call Centerat raportohet se kishim me dhjetëra ‘të punësuar’ (konkretisht 70 persona, kryesisht operatorë), që dyshohet se kryenin aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit. Vetëm në Call Center-in që ndodhej te Rruga e Kavajës janë gjetur brenda gjatë operacionit 60 punonjës.

Prokuroria mësohet se ka nxjerrë 9 masa sigurie, për personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ndërkohë raportohet se 4 persona kanë rënë në pranga, teksa vijojnë kërkimet për të tjerët.

Mësohet se emrat e tre prej tyre, të cilët janë: Eduart Dalla, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Ky i fundit ka qenë edhe më herët nën hetim, pas një operacioni kundër kriptovalutave në vitin 2024.

Pak kohë më parë, një tjetër operacion i madh kundër Call Center-ave u zhvillua në kryeqytet, ku u zbulua se aktiviteti i mashtrimit të qytetarëve europianë kryhej edhe në ambientet e 2 kullave luksoze në Tiranë.