Dështimi i reformës në drejtësi/ Karanxha: Pse Shqipëria ka krijuar imazhin e vendit ku vetëm 'burgoset'

Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë synon të vendosë rregulla të qarta për caktimin e masave të sigurimit, por ky hap, ndonëse pozitiv, vjen me shumë vonesë dhe nxjerr në pah një problem të thellë të sistemit gjyqësor shqiptar.

Për vite me radhë, Shqipëria është kritikuar në opinionin ndërkombëtar për mbipërdorimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Ky perceptim, ku vendi shihet si një shtet ku “burgoset” lehtësisht, ka krijuar një imazh negativ dhe konsiderohet si një nga dështimet kryesore të reformës në drejtësi. Një nga qëllimet themelore të kësaj reforme ishte pikërisht përafrimi me standardet evropiane dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut, një objektiv që duket ende i largët.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte Ervin Karanxha, ish-prokuror dhe avokat.

"Nuk është thjesht problemi i vitit 2000 i vendimit unifikues i vitit 2011.

Vendimi i 2011-ës përcakton në mënyrë të përgjithshme kriteret dhe kushtet për caktimin e masave të sigurimit.

Gjithmonë bëhet fjalë për vendimet e Gjykatës së Lartë.

Madje ky vendim tashmë unifikues i praktikës që po bëhet praktikë për Gjykatën e Lartë, duhet të jetë dhe për çështje të tjera, jo vetëm për këtë çështje, sepse kemi gjykata e lartë dhe për çështjet civile mban qëndrime të dyfishta, qoftë për pagat e pensionistët, është diçka pozitive.

Unë e shoh nga ana pozitive, nga nga pikëpamja politike, shumë politikanë thonë u bë ky vendim për njërin apo tjetrin, për mua nuk ka rëndësi.

Sot ky vendim është me vonesë, sepse Shqipëria po dënohet ose më më saktë në opinionin ndërkombëtar, qoftë nga gjykatat ndërkombëtare, qoftë nga organet politike, po trajtohet si vend që është tepruar me masën e sigurimit arrest në burg. Pra në Shqipëri thonë burgoset.

Ke shumë të huaj që vijnë këtu dhe është krijuar imazh negativ për vendin tonë.

Dhe ky është një aspekt dështimi i reformës në drejtësi. Sepse qëllimi i reformës, një nga qëllimet ishte njohja e vendimeve të Strasburgut.

Pra ne e bëmë këtë reformë të shkojmë në Evropë.

Ndërkohë nga ana tjetër, këtu aplikohen masat e sigurimit pa asnjë lloj kriteri.

Dhe duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. Kodi i procedurës penale është i qartë.

Neni 228, 229, 230 parashikon që masa e sigurimit të arrest në burg vendoset kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme.

Por kemi gjyqtarë që vazhdojnë dhe mbas këtij vendimi unifikues do të procedohet prapë atëherë me arrest në burg. Atëherë çfarë duhet të bëjmë?

Mendoj që duhet bërë ndryshime në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata persona që nuk respektojnë vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, ata magjistratë të cilët marrin pafajësi dhe marrja e një pafajësie duhet të jetë shkak për nisjen e një procedimi disiplinor", u shpreh Karanxha.

Ndiqni intervistën e plotë: