Sezoni i ri turistik, Rama: Vlora u transformua brenda një dekade

Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon nje takim me me operatorët turistikë në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për zhvillimet që ka hasur qyteti, ndërsa shtoi se Vlora është transformuar brenda një dekade. 

Rama theksoi se krahasuar me marsin e kaluar vizitorët nga Italia janë rritur me 10.9%, vizitorët nga SHBA janë rritur me 45% dhe ato nga Gjermania janë rritur me 23%.

Edi Rama: Ajo që sot ishte Lungomarja, ishte një rrugë me dy krosi, Deti shikohej copa copa se ishte i mbushur me ndërtime. Kishte gropa. Kjo ishte Vlora para një dekada, Për tu bërë Lungomarja u deshën vite e mandatit të parë. Sot po ju them çfarë shifrash ka marsi tani, në çdo emër të vendeve prej nga vijnë turistët.

Në mars, krahasuar me marsin e kaluar vizitorët nga Italia janë rritur me 10.9%. Vizitorët nga SHBA janë rritur me 45%, nga Gjermania me 23%. Nga Mbretëria e Bashkuar me 22%, vizitorët nga Spanja me 34%, Austria 20%, nga Norvegjia me 105 %, nga Belgjika me 4%, nga Danimarka me 711 %, në krahasim me marsin e kaluar. Këto janë të dhënat nga kufiri. Unë këtu flas për shifrat e gjithë Shqipërisë.