Bie pas 16 vitesh Viktor Orban, Bumci bën krahasimin: Shqipëria një narkoshtet ku nuk ka zgjedhje

Humbja e zgjedhjeve në Hungari nga Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet, edhe pse mund të shihet si një ngjarje e rëndësishme politike, konsiderohet një zhvillim normal demokratik për një qeverisje të gjatë.

 Megjithatë, kjo ngjarje ka shërbyer si një pikë referimi për të theksuar dallimet e thella mes realitetit politik hungarez dhe atij shqiptar, i cili përshkruhet në terma të ashpër si një "narkoshtet" dhe "regjim i mirëfilltë".

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve të "Ora News" ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.

"Është mbas 16 vitesh në qeverisje, normal që ti ke në një vend ku bëhen zgjedhjet e lira, kohëzgjatja në qeverisje sjell edhe humbje të mbështetjes, sepse krijohen pakënaqësi, njerëzit hasin vështirësi ekonomike dhe të tjera dhe kjo do pasqyrohet në votë. Kështu që mbas 16 vitesh nuk është se përbën lajm që ti humb zgjedhjet.

Zhurma ose vëmendja që ka marrë këto zgjedhje, ka të bëjë me rolin që luajti Viktor Orban gjithë këto vite për atë që ishte konceptimi i një të djathte më, më tradicionale, më konservatore, sovraniste, nëse mund ta quajmë.

Dhe për peshën që ka Hungaria, ndikimi ishte jashtë përmasave, se Hungaria është një vend modest, rreth 10 milionë banorësh.

Por ndikimi ishte shumë i madh në të djathtën europiane, më gjerë, në Amerikë me lëvizjen MAGA.

Pra, zgjedhjet e një vendi të vogël nuk do merrnin këtë vëmendje, por roli që pati Viktor Orban në konceptimin e një qëndrimi konservator të djathtë, në këto vite, pati rëndësi.

Krahasimet me Shqipërinë nuk qëndrojnë, sepse atje bëhen zgjedhje. Po mos bëheshin zgjedhje, nuk do humbte zgjedhjet. Atje nuk ka krim në zgjedhje, atje nuk ka narkoshtet, gjëra që janë të paimagjinueshme.

Hungaria, pavarësisht që kur ke një pushtet të gjatë dhe me dy të tretat, se në shumicën e rasteve ka pasur me dy të tretat, që ndryshonte kushtetutën.

Kjo pastaj sjell patjetër një përqëndrim pushteti. Por krahasimi me Shqipërinë është i pa... Shqipëria është një vend ku nuk bëhen zgjedhje. Shqipëria është një narkoshtet, një regjim i mirëfilltë.

Kështu që partia që ka fituar është e qendrës së djathtë. Është pjesë e partive popullore, ku është dhe Partia Demokratike. Kështu që kemi të bëjmë me një fitore brenda të njëjtës, me nuanca, por është qendra e djathtë që fiton në Hungari, është e djathta që humb", u shpreh Brumçi.

Ndiqni intervistën e plotë: