Prokuroria e Tiranës godet 3 call center-a, disa të arrestuar në Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka goditur 3 call center-a në kryeqytet. Një prej tyre mësohet se ndodhej në rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër te Kopshti Zoologjik.
Mësohet se nga ky operacion ka disa të arrestuar, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash.
Operacioni mësohet se është zhvilluar së bashku me autoritetet austriake.
Sipas të dhënave paraprake, janë vendosur 9 masa sigurie në kuadër të hetimeve.
Katër është numri i të arrestuarve deri tani, ku emrat e 3 prej tyre janë, Eduart Dalla, Tedi Agastra dhe Mateo Hoxha.
Aksioni po udhëhiqet nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto.
Bastisen 3 Call Center
Gjatë kontrolleve janë verifikuar 3 Call Center, të shpërndarë në 4 ambiente pune, me rreth 300 poste pune në total.
Dyshohet se nga këto struktura janë mashtruar shtetas nga disa vende, përfshirë Austri, Itali, Spanjë, Greqi, Kanada dhe SHBA, përmes skemave të ndryshme telefonike.
Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk është vendosur nëse ata do të mbahen në masë ndalimi apo do të lirohen në vijim të hetimeve.
Policia gjen 1 mln euro cash
Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Dy nga ambientet e kontrolluara ndodhen në “Millennium Business Center”, në Rrugën e Kavajës.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe rolin e secilit të përfshirë në këtë aktivitet.


