Berisha: Rama përkrah me Vuçiçin, projekt antikombëtar që bie ndesh me interesat e shqiptarëve dhe integrimin europian

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për mbështetjen e politikave si "Open Balkan" që ai i konsideron të dëmshme për interesat kombëtare.

Sipas Berishës, Rama po përpiqet të faktorizojë Vuçiçin në skenën ndërkombëtare si një figurë konstruktive, pavarësisht qëndrimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Kryedemokrati e cilësoi këtë qasje si antikombëtare dhe si një mjet që i shërben vetëm pushtetit personal të kryeministrit.

"Në mënyrë të përsëritur nga 2013 e gjerë sot, Edi Rama i del në krah Aleksandër Vuçiçit, i cili është i akuzuar për genocid në Bosnjë, për safarin në Sarajevë, i cili është një ultranacionalist i verbër midis Gjorgjeviçit dhe Millosheviçit. Armik i egër i Kosovës, po së bashku me Ramën.

Dhe të cilit Edi Rama sapo erdhi në pushtet gjerë sot, i ka bërë shërbimet më të çmuara. Me qëndrimet e tij antishqiptare dhe spiralin që hapi me Ballkanin e hapur dhe ndryshimin e kufijve. A e paraqiti atë para botës si një njeri konstruktiv dhe dhe udhëheqjen politike të Kosovës si destruktive dhe bllokuese. Nga dele e zezë në Ballkan, e ktheu në një good guy, me të cilin merresh vesh, një njeri i cili ka vetëm një synim, Serbinë e Madhe.

Jeni dëshmitarë se si ky pas luftës në Ukrainë, bëri dy vjet lobim nga samiti në samit, gjersa ja mbyllën gojën përfundimisht që të mos i kërkojmë Vuçiçit të respektojë sanksionet ruse. Në një kohë që vetë i vuri sanksione Kosovës.

Dhe tani që komuniteti ndërkombëtar filloi të realizojë se Aleksandër Vuçiç midis Serbisë europiane dhe Serbisë, Rusi e vogël në Ballkan zgjedh Serbinë, Rusi e vogël në Ballkan. Dhe filluan me radhë t'i përcaktojnë qëndrimet ndaj tij. Ky del dhe çiftohet me të tani, bëhet ortak me të, në një kërkesë fund e krye, antikombëtare për ne dhe absolutisht në kundërshtim me ëndrrën shqiptare për integrimin europian, në funksion totalisht të karriges së tij.

Pra, çfarë kemi të re ne këto, në këtë periudhë? Kemi të re vetëdemaskimin e plotë të Edi Ramës para shqiptarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar," tha Berisha.