Kryeministri Rama 'zbarkon' në Vlorë/ Inspektime në Lungomare, vijon turi për "Punët e Shqipërisë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 12:10
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku e ka nisur vizitën me një inspektim në zonën e Lungomares, pranë Plazhit të Vjetër.
Gjatë ditës, është parashikuar edhe zhvillimi i një mbledhjeje në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”, që po zhvillohet në disa qytete të vendit.
Në këto takime po diskutohen çështje që lidhen me problemet e qytetarëve dhe punët në terren.
Paralelisht, ka nisur edhe organizimi për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në pranverën e ardhshme.
