Çmimet 'fluturojnë', pensionet mbeten të ngrira, qytetarët reduktojnë blerjet
Pensionistët po fillojnë të reduktojnë sasinë e produkteve bazë për shkak të rritjes së çmimeve të fruta perimeve.
Të moshuarit shprehen se çmimet janë rritur me 80 lek krahasuar me një vit më parë, ndërsa pensionet kanë ngelur në nivele të pamjaftueshme për të perballuar blerjet ushqimore dhe ilaçet.
Tregtarët të prekur nga rritja e çmimeve për shkak të krizës së naftës raportojnë se fitojnë me 10 lek për produkt dhe po shikojnë se si klientët po blejne gjithmone e më pak në sasi.
Ata po sakrefikojnë në çmime duke e mbajtur marzhin e fitimit shumë të ulët dhe thonë se shumë nga produktet bazë po kthehen në një lluks për qytetarët.
Domatja shënon rritjen më të madhe nga produktet e shportës në kohët e fundit ku ka arritur në 300 lekë për kilogram.
Po ashtu edhe kastraveci në 180 lekë,
-Limoni 200 lekë
-Pomodorini 220 lekë
-Molla 100 lekë
-Specat 250 lekë
-Kungulli 220 lekë
Nëse më parë prodhimi i ulët vendas ndikonte në luhatjet në tregun ushqimor, sot problem mbeten dhe çmimi me i lartë dhe cilësia më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Europës.
Tregtaret dhe qytetarët kërkojnë një zgjidhje nga institucionet qeveritare në zgjidhjen e këtij ngërçi që po prek standartin e jetesës në Shqipëri.
