VIDEO/ “Nuk vi në gjyq deri sa...” - Gjyqi në themel Veliaj – Xoxa, akokatët e Bushkës dhe Abules duan gjykatë tjetër! Debate mes Maks Haxhisë dhe Ols Dados: Nuk urdhëron ti këtu, je avokat
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e katër në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar prej më shumë se 1 viti Erjon Veliajt, ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale.
Vetë Veliaj nuk është paraqitur në kafazin e xhamit, por prezent është ish-polici i Burgjeve Fatjon Baci, i cili nga gjykata u kërkua shoqërim i detyrueshëm.
Po ashtu prezent në gjykatë është vetëm prokurori Ols Dado dhe avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, edhe kuy vetë subjekt i drejtësisë i vënë në akuzë për korrupsion.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se Erion Veliaj ka dërguar një shkresë GJKKO-së ku shkruan: “Përfaqësohem nga Plarent Ndreca dhe do të jem prezent pasi të kem lexuar të gjitha aktet hetimore në paraburgimin e Durrësit”.
DEBATE NË SALLË MES MAKS HAXHISË DHE OLS DADOS
Maks Haxhia avokati i Ajola Xoxës ka deklaruar se: “Në cilësinë e kreut të Dhomës së Avokatisë dua ta di nëse avokatia e caktuar kryesisht është njohur me dosjen apo jo”.
Prokurori Ols Dado: Nuk ke ardhur si kryetar i Dhomës, këtu je avokat.
Fation Baci: I caktohet avokate kryesisht Pranvera Doci.
Maks Haxhia: Jam legjitimuar të ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht është njohur me dosjen hetimore apo jo? Pra përfaqesuesja ligjore Pranvera Doçi e caktuar kryesisht për Fatjon Barcin. Duam të bëjmë proces jo sa për të pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj unë. Sepse po bëhet qesharak procesi.
Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i Dhomës zotëri, je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?

Ndreca kërkesë gjykatës: Me 17 mars jam pajisur me prokurë nga Veliaj. Me 24 mars kam qenë për herë të parë në seancë. Më pas iu kam kërkuar një orar për t’u konsultuar me dosjen.
Kam marrë përgjigjje dhe kam filluar punë për të shikuar dosjen. Kam qenë me një grup avokatësh duke parë dosjen. Sipas akteve të mbajtura nga OPGJ, Veliajt i mungojnë disa fashikuj të dosjes. Kërkoj nga gjykata një afat dyjavor për të parë se çfarë mungon nga dosja dhe në përfundim të jem gati për mbrojtjen.
Romina Zano: Kemi kërkuar ndarje të çështjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim Elman Abule. Arsyeja pse kërkojmë ndarjen lidhet me shkaqet procedurale. Ndodhemi në fazë shqyrtimi gjyqësor dhe vlerësojmë se mbajtja e procedimit te përbashkët do cënonte qartësinë e procesit për klientin tim. Vepra penale që akuzohët Elman Abule lidhet me gjykatë të juridiksioni tjetër dhe jo Gjykatës së Posaçme. Pra, ndryshe kompetenca lëndore duhet të shkojë në një gjykatë tjetër. Faktet për Elman Abulen janë të pa varura me të pandehurit e tjerë.
Elman Abule: I qëndroj kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Avokati Dritan Jahja, mbrojtës i Mirton Likës: Kërkoj shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë.
Sokol Hazizi, avokat i biznesmenit Fatmir Bektashit: Kërkoj gjykimin e shkurtuar për Fatmir Bektashin dhe shoqërinë “Kontakt shpk”.
Ndërhyn prokurori i SPAK, Ols Dado: Nuk jemi fare në këtë moment për këto kërkesa.
Henrik Ligori, avokati i ish-deputetes së PS-së, Klotilda Bushka: Që në fazën e hetimit paraprake e ka kundërshtuar këtë akuzë. Kërkesa e parë ka të bëjë me gjykimin e shkurtuar. Kërkesa e dytë ka të bëjë me ndarjen e çështjes. Ne mendojmë se duke qene se Bushka nuk është më deputete, i mungon kompetenca për t’u gjykuar në këtë gjykatë.
Avokati Frosina Bollo: Gjykim të shkurtuar përmban kërkesa jonë e kemi bërë dhe në seancë paraprake, por kërkojmë edhe ndarjen e çështjes.
Avokati Leonard Prenga që përfaqëson Adela Kondakçiun: Kërkojmë veçim çështjeje dhe gjykim të shkurtuar. Janë kërkesa që i kemi bërë dhe në seanca paraprake.
Edhe avokatja e Fatin Baçi: Kërkoj ndarje të cështjes dhe gjykim të shkurtuar.
Ols Dado kërkon të rrëzohen të gjitha kërkesat e avokatëve të palëve: Lidhur me kërkesat e avokatit të Veliajr për t’i dhënë kohë për të lexuar dosjen është e papranueshme. Në lidhje me kërkesën e Elman Abules për ndarjen e çështjes dhe shpalljen e moskopemtencës, çmoj se duhet të rrëzohet kjo kërkesë.
Në lidhje me kërkesën e Merton Likës dhe “Lani shpk”, jemi në të njëjtën situatë, duhet te gjykohet nga kjo gjykatë, sepse është procedim i lidhur. Të njëjtën gjë edhe për Fatmir Bektashin, gjykata duhet të shprehet në një moment të dytë.
Në lidhje me Klotilda Bushkës, situata është e qartë, ka dy kërkesa të rrëzuara. Procedimi i kësaj të pandehure është procedim i lidhur edhe nëse nuk është subjekt i posaçëm
Për gjykimin e shkurtuar duhet të pranohet dhe ndarja e çështjeve duhet të bëhet nëse pranojnë gjykim të shkurtuar. Jemi dakord për ndarjen e çështjeve për shkak të kërkesave për gjykim të shkurtuar.



