PS ndërpret diskutimet në Kuvend, kalon në votim pikat e rendit të ditës. PD braktis seancën
Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, mazhoranca ka miratuar e vetme një sërë projektligjesh, në një atmosferë të tensionuar, e cilia u stis nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me qëllim kalimin në votim të projektligjeve pa debate dhe diskutime nga deputetët.
Balla kërkoi që të mbylleshin debatet dhe të vijohej me votimin e projektligjeve pa diskutime, kërkesë e cila pa asnjë surprizë u miratua menjëherë nga Niko Peleshi.
Votimi është kryer ndërsa opozita ndodhej në foltoren e Kuvendit, duke kundërshtuar procedurat.
Seanca e sotme është karakterizuar nga kaosi dhe debatet, me përplasje verbale mes deputetëve të dy krahëve politikë, ku si vazhdimisht është vërejtur mohimi i fjalës së opozitës.
Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe klimës së tensionuar, mazhoranca ka vijuar me procesin e votimit përmes forcës së kartonëve, duke miratuar projektligjet pa pjesëmarrjen e deputetëve opozitarë.
