PASOJAT E TERRITORIALES/ Bushkolaj: Moslejimi i 'shkrirjes' së komunave nga opozita, një mundësi e humbur

Në studion e emisionit “Drejt”, gazetar Elkier Bushkolaj foli për pasojat e reformës territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga mbi 300 në bashkitë aktuale.

Ai analizoi mënyrën se si u zbatua kjo reformë dhe ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik lokal.

Bushkolaj vuri në dukje se shumë komuna të mëdha mund të kishin funksionuar në mënyrë të pavarur, duke zhvilluar projekte të fokusuara në bujqësi ose turizëm, në varësi të zonës.

"Do duhej të ruhej një numër i konsiderueshëm komunash, pasi disa zona kishin potencial të madh ekonomik, si ato fushore për bujqësinë, ose malore për turizmin."-tha Bushkolaj.

Ai shtoi se qëndrimi i opozitës për të mos lejuar shkrirjen e plotë të komunave ishte një gabim strategjik që sot shihet më qartë.

"Kjo është një mundësi e humbur për zhvillimin e balancuar ekonomik lokal, dhe opozita e ka kuptuar këtë gabim pas viteve të kaluara."- u shpreh ai.

Reforma la pas bashki më të mëdha të centralizuara, duke kufizuar potencialin e disa njësive që mund të kishin qenë të suksesshme dhe të specializuara.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: