Rikthehet “kapeni prej zhelesh dhe nxirreni jashtë”/ Topalli kundër Ballës: Kur një burrë provokon mbi të vd*kurin dhe merret me gratë...
Jozefina Topalli ka kërkuar në Kuvend që Taulant Balla të përjashtohet nga seanca, pas tensioneve të krijuara gjatë debatit.
Ajo iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar ndërhyrje për të rivendosur rregullin.
Situata u përshkallëzua pasi Balla kërkoi mbajtjen e një minute heshtje për 35-vjetorin e ngjarjes së 2 prillit 1991 në Shkodër.
Topalli e cilësoi këtë si provokim dhe ngriti shqetësimin për gjuhën dhe sjelljen ndaj deputeteve të opozitës gjatë seancës.
Ajo tha se nuk është normale që në Kuvend të përdoret një gjuhë fyese ndaj grave dhe të ketë kërcënime gjatë diskutimeve.
Në fund, i kërkoi kryetarit të Kuvendit që të marrë masa dhe të nxjerrë Ballën nga salla për të qetësuar situatën.
“Ju lutem zoti kryetar, kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë
...
Ju keni të gjitha pushtetet, jo vetëm keni të gjithë institucionet, drejtësinë, paratë… Është e mira që të mbash rregull në këtë nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet e rregullores. Nuk është normale dhe nuk ka ndodhur kurrë që një nënë e dy fëmijëve të fyhen me një fjalor aq vulgar që as në shpellat e mafias nuk përdoren se edhe ata kanë një kod.
Nuk është normale që një nënë tjetër e re me dy fëmijë të vegjël të kërcënohet gjatë seancës plenare dhe t’i thuhet se do të të tregoj unë ty nuk ka ndodhu kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e 4 dëshmorëve, të provokosh dhimbjen e 4 familjeve, të një qyteti e gjaku që është vendosur në bazën e një sistemi.
Kur një burrë provokon mbi të vdekurin dhe merret me gratë, merre zoti kryetar kape prej zhelesh e nxirre jashtë.”, u shpreh ajo.

