Tensionet në Kuvend, Peleshi ndërpret seancën për 5 minuta pushim

Seanca plenare po vijon me debate. 

Flamur Noka bllokoi foltoren e Kuvendit. Në ndihmë i erdhën edhe deputetët e opozitës të cilët kanë rrethuar foltoren dhe nuk lejojnë deputetët socialistë të flasin.

“Mund ti bini foltores sa të doni, me dhunë nuk merret fjala. Mos ndërprisni punimet e Kuvendit”, tha Peleshi.

Niko Peleshi dha 5 minuta pushim.